ENOR GROUP Sh.p.k ( ish. ENOR Studio ) u themelua në vitin 2012 për t’u ardhur në ndihmë bizneseve shqiptare të cilët aspirojnë të krijojnë markën e tyre online, për të përmirësuar praninë e markës së tyre në internet, për të siguruar klientelë nga mbarë bota dhe gjithashtu të zhvillojnë marrëdhënie sa më të mira me klientët e tyre.
Kompania ofron shërbime profesionale online duke filluar nga faqet e thjeshta të internetit e deri tek ato më dinamike e profesionale. Tashmë u shërben bizneseve shqiptare dhe të huaja në shërbimet e programimit dhe dizajnimit të faqeve të internetit, hostimin e faqeve të internetit në serverat e kompanisë, dhënie serverash, vps dhe hosteve me qera, regjistrim domain .com .net .al .org etj, e-mail hosting, internet marketing, design… dhe shumë të tjera.
Nga eksperienca e fituar, kompania ENOR GROUP sh.p.k ka arritur që të dijë dhe të kuptojë se çfarë biznesi juaj dëshiron të arrijë për të pasur sukses.
Kompania vazhdimisht forcon aftësitë me teknologjitë e reja dhe punon me një integritet të nivelit të lartë. Zhvillimi i vazhdueshëm e konstant është fjala kyçe tek ne.
Me një infrastrukturë të zhvilluar dhe teknologji të reja, biznesi juaj do të marrë vëmëndjen që meriton.