Ndertim Faqe Interneti – Dyqani Online (eCommerce)
Në formën më të thjeshtë, faqet e internetit eCommerce realizojnë shitjen dhe blerjen e produkteve online të një kompanie ose shumë kompanish dhe shërbimeve nga bizneset apo konsumatorët nga e gjithë bota. E-Commerce është nje nga tendencat kryesore e viteve të fundit. Shumë njerëz kanë ndërtuar dyqanet e tyre në internet dhe ata shesin mallrat e tyre në mbarë botën.
Njerëzit përdorin termin “ecommerce” ose “online shopping” për të përshkruar procesin e kërkimit dhe zgjedhjen e produkteve në faqet e internetit eCommerce dhe pastaj, pasi arrinë të gjejnë produktin e tyre, duke përdorur një kartë krediti ose debiti, për pak sekonda, ata mund të kryejnë blerjen e produktit dhe të kryejnë transaksionin e pagesës. Shitjet nepërmjet eCommerce në internet, kohët e fundit janë rritur me shpejtësi.